TROUBLESHOOTERS MEET & GREET ME 8 DHJETOR NË CINESTAR MEGAPLEX NË PRISHTINA MALL - NACIONALE

TROUBLESHOOTERS MEET & GREET ME 8 DHJETOR NË CINESTAR MEGAPLEX NË PRISHTINA MALL

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Bashkohuni me ne për një natë të paharruar me aktorët e filmit Troubleshooters, film i cili sjellë artistin e njohur Blerim Destani dhe Noizy, të cilët kanë një rol shumë të rëndësishëm, janë detektiv privat.

Ata janë dy shokë, Luani dhe Amiri, dhe ëndrra e tyre është të bëhen detektivët e parë në Shqipëri. Por në çfarë kaosi do ta gjejnë ata veten me rastin e tyre të parë!?

Përkah tyre vijnë edhe shumë personazhe të njohur si Fatmir Spahiu, Alketa Vejsiu, Tristan Halilaj e shumë të tjerë.

Me 8 Dhjetor, në orën 20:00 ju do të keni mundësi ti takoni aktorët e filmit dhe të bëni fotografi së bashku.Mbrëmja juaj do të jetë e paharruar në kinemanë më të bukur për adhuruesit e filmit dhe fansat e aktorëve.

Gjatë kësaj kohe, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë kohën me aktorët, dhe të shikojnë filmin.

Bëhuni pjesë e emocioneve, takoni yjet, bëni foto dhe merrni autografe në një mbrëmje plot emocione.

Biletat mund ti bleni përmes website cinestarcinemas-ks.eu apliakcionit CineStar Cinemas Kosovo, ose në arkat e kinemasë.

Trailer:

*Artikull i sponsorizuar!

Lajme të ngjashme