Thaçi për dorëheqjen e ministrit të Shëndëtësisë: Zhvillim pozitiv - NACIONALE

live:

Thaçi për dorëheqjen e ministrit të Shëndëtësisë: Zhvillim pozitiv

Përditësuar 3 vjet më parë
3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar ndaj dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi e ka vlerësuar dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë si zhvillim positiv.

Me tej, ai mendon se dorëheqja erdhi pas kritikave të qytetarëve, siç i quajti ai, objektive, të qëndrueshme e qëllim-mira.

Postimi i tij i plotë:

Sot nga qeveria e Kosovës patëm dy zhvillime shumë pozitive, të cilat besoj që janë edhe si rezultat i reflektimit të qeverisë ndaj kritikave objektive, të qëndrueshme e qëllim-mira që kanë ardhur nga qytetarët.

1. Sot qeveria publikoi konkursin për subvencionimin e efiçiencës së energjisë elektrike për qytetarët, përmes së cilit mijëra familje do të përkrahen praktikisht dhe më shuma domethënëse për të kursyer energji elektrike (rrjedhimisht për të kursyer edhe shpenzime në të ardhmen).

2. Sot dha dorëheqje ministri i shëndetësisë, i cili, me të drejtë, ishte ndër më të kritikuarit e kësaj qeverie dhe i cili u dëshmua që nuk di ta ministrojë këtë sektor.

Prandaj, këto zhvillime duhet përshëndetur nga të gjithë ata që kritikën ndaj qeverisë e bëjnë me qëllim të përmirësimit të qeverisjes dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.

Lajme të ngjashme