Tërmetet e fundit në rajon, Mustafa flet për rrezikun në Kosovë - NACIONALE

Tërmetet e fundit në rajon, Mustafa flet për rrezikun në Kosovë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, së fundi ka folur për rrezikun nga tërmetet në rajon.

Kjo pas lëkundjeve të fundit sizmike.

“Së fundmi janë regjistruar disa tërmete, veçanërisht në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë. Gjatë shtatë deri në tetë ditët e fundit, në Kosovë janë shënuar rreth tetë tërmete me intensitet shumë të ulët. Fatmirësisht, këto nuk ndihen nga njerëzit, përveç ndoshta nga banorët që jetojnë në ndërtesa shumëkatëshe” – tha Mustafa në “Klan Kosova”.

Ai citohet të ketë shtuar se Kosova, “për fat të keq” ndodhet në një zonë sizmike.

“I gjithë territori i Kosovës ka një nxitim sizmik mbi 0.13, ndërkohë që çdo zonë me vlerë mbi 0.08 konsiderohet zonë sizmike. Disa nga zonat më të rrezikuara janë Istogu, Peja, Prizreni dhe Gjakova” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme