Teologu Bajrami: Profesorët universitarë flasin me gjuhën e marksizm-lenininizmit - NACIONALE

Teologu Bajrami: Profesorët universitarë flasin me gjuhën e marksizm-lenininizmit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Teologu dhe anëtari i VV-së, Mustafë Bajrami, ka thënë se 90 për qind e profesorëve universitarë të Kosovës, flasin me gjuhë të marksizmit dhe leninizmit, për të gjitha feneomenet sociale si dhe për fenë.

Bajrami nuk ka folur me emra se për cilin profesor bëhet fjalë.

Ai ka thënë se profesorët atë që e thonë është 100 për qind marksiste dhe komuniste.

Sa e tmerrshme kur dëgjon profesorë e intelektualë të cilët edhe sot e kësaj dite shpegojnë me tru e me terme marksiste-komuniste-ateiste. Këta njerëz na shpjegojnë gabimisht fjalët fe, religjion, sekularizëm, laicizëm, besim, ateizëm, agnisticizëm. Shpjegojnë gabimisht sociologjinë, filozofinë, psikologjinë, historinë, e shumë e shumë të tjera.”, ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Kur profesorët universitarë në Kosovë flasin për fenë dhe fenomene tjera sociale që ndërlidhen me te, 90% e tyre flasin me gjuhën e marksizm-lenininizmit. Ndërsa atë që e thonë është 100% marksiste komuniste. Edhe termet që i përdorin, i përdorin në sens të asaj fryme të kobshme. Kjo ndodhë për shkak të shkollimit të tyre në sistemin e dikurshëm komunist jugosllav dhe atje kanë mbetur me lexime. Atje është formësuar personaliteti i tyre intelektual dhe ashtu ka mbetur i ndrydhur. Atje ku literaturë të vetme e kanë pasur atë të periudhës komuniste antifetare në shqip e serbokroatisht. Nga kjo turmë mund t'i veçojmë profesorët më të rinj në moshë që kanë pasur mundësinë të mësojnë gjuhë të huaja e të lexojnë edhe literatura tjera përtej asaj marksiste komuniste. Bile, edhe prej këtyre ka mjaft me pikëpamje antifetare e sidomos islamofobe. Të cilët fare pak dallojnë nga kolegët e tyre më të moshuar.

Sa e tmerrshme kur dëgjon profesorë e intelektualë të cilët edhe sot e kësaj dite shpegojnë me tru e me terme marksiste-komuniste-ateiste. Këta njerëz na shpjegojnë gabimisht fjalët fe, religjion, sekularizëm, laicizëm, besim, ateizëm, agnisticizëm. Shpjegojnë gabimisht sociologjinë, filozofinë, psikologjinë, historinë, e shumë e shumë të tjera.

E dhimbshme. Shumë e dhimbshme...!

Lajme të ngjashme