Temperaturat në rënie: Parashikimi i motit për të dielën në Kosovë - NACIONALE

Temperaturat në rënie: Parashikimi i motit për të dielën në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Reshje shiu, bore dhe temperatura të ulëta ka parashikuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) gjatë të ditës së dielë.

Sipas Institutit, temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius.

"Të dielën mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit." - thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme