Të shtunën protestë për rastin në Lipjan, vëllai i Agon Zejnullahut fton qytetarët për pjesëmarrje - NACIONALE

Të shtunën protestë për rastin në Lipjan, vëllai i Agon Zejnullahut fton qytetarët për pjesëmarrje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të shtunën me fillim nga ora 11:0 do të ketë protestë në Lipjan.

Ajo do të mbahet para stacionit të Policisë, duke kërkuar drejtësi për Agon Zejnullahun.

Thirrjen e ka bërë publike vëllai i të ndjerit, Alban Zejnullahu.

Postimi:

Protestë: Drejtësi për Agonin

Data: 12 korrik

Dita: E shtunë

Ora: 11:00

Vendi: Pranë stacionit policor në Lipjan

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të shtunën, më 12 korrik, në orën 11:00, protestojmë pranë stacionit policor në Lipjan me një kërkesë të vetme: Drejtësi për Agonin – vëllain tim, shokun tonë, qytetarin e kësaj republike.

Ne si familjarë jemi thellësisht të tronditur nga humbja që kemi pësuar. Megjithatë, në gjithë këtë vuajtje, po mbledhim veten për ta kthyer rastin tragjik të Agonit në forcë dhe kauzë mbarëkombëtare.

Institucionet kanë një detyrë themelore: të kujdesen minimalisht për jetën tonë – gjë që, në rastin e Agonit, nuk ndodhi.

Ju ftojmë të gjithëve t’i bashkoheni protestës. Ajo do të jetë paqësore, pa asnjë konotacion politik, dhe me një kërkesë të vetme: Drejtësi për Agonin.

Le të jetë kjo hera e fundit që një qytetar humb jetën nga dështimi i atyre që duhet ta mbrojnë.

Lajme të ngjashme