Të shtënat në Finlandë, MPJD konfirmon plagosjen e një vajze shqiptare nga Kosova - NACIONALE

Të shtënat në Finlandë, MPJD konfirmon plagosjen e një vajze shqiptare nga Kosova

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se ndër të plagosurit nga sulmi në një shkollë në Finlandë është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova.

Në një njoftim zyrtar, Ministria e Jashtme dhe Diasporës njoftoi se Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të ngushtë me autoritetet lokale dhe me familjen e vajzës së plagosur.

"Të nderuar qytetarë, në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova. Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase dhe me famijen e vajzës së plagosur dhe ka ofruar ndihmën e saj sipas udhëzimeve të pranuara nga MPJD. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t‘ju mbajë të informuar sapo të pranojë dhe konfirmoj informatat e reja që ndërlidhen me këtë ngjarje tragjike." - thuhet në njoftim.

Të shtënat në Finlandë

Një nxënës 12-vjeçar hapi zjarr në një shkollë të mesme në Finlandën jugore të martën në mëngjes, duke vrarë një dhe duke plagosur rëndë dy nxënës të tjerë, tha policia. I dyshuari më pas është dërguar në mbajtje.

Prindërit i thanë mediave finlandeze se të shtënat kishin ndodhur në një klasë në shkollën Viertola në Vantaa, në veri të kryeqytetit, Helsinki.

“Një nga viktimat vdiq pothuajse menjëherë në këtë vend në shkollë”, thuhet në njoftimin e policisë. Dy fëmijët e tjerë janë dërguar në spital dhe gjendja e tyre cilësohet si shumë e rëndë, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Kryeministri Petteri Orpo e përshkroi të shtënat si thellësisht shqetësuese dhe tha se ishte e qartë se shumë të rinj luftuan me shëndetin e tyre mendor: "Ne duhet të jemi në gjendje t'i trajtojmë këto çështje më shpejt."

Ministrja e Arsimit Anna-Maja Henriksson tha se ajo që kishte ndodhur ishte një tragjedi e madhe. Ishte tronditëse që një fëmijë 12 vjeç mund të kapte një armë, tha ajo.

Lajme të ngjashme