Syla: Kjo me Francën a është kundër 'kriminelëve të UÇK-së' apo kundër Kurtit e Osmanit?
Analisti Valon Syla ka komentuar kushtëzimin e Francës rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën pa marrëveshje me Serbinë.
Ai ka kritikuar të gjithë ata që kanë menduar se liberaliizmi i vizave nuk kanë ndodhur për shkak të korrupsionit në qeveritë e kaluara.
“Kjo me Francën a është tash kundër 'kriminelëve të UÇK'së' apo kundër Albin Kurtit dhr Vjosa Prindonit që punuan 'fuqishëm' me statusa në facebook për me ndreq imazhin diplomatik të Kosovës, që krejt diplomatët që kanë vyftë i ka shkarku jashtligjshëm. More kllosharë. 2 Qeveri na i kanë rrëzu bisedimet dhe çështja e marrëveshjes me Serbi. Isën, Ramushin... dhe Albin Kurti pas krejt kësaj vjen si 'shpresë' që bisedimet janë prioritet i 17 i Qeverisë së Kosovës Kurti 2, pastaj zbret në ptioritet të 4 me përforcimin hyperibtelegjent 'Bislla Bislimi' me Mr. Kosova 1st Prindon Sadriun. Dhe tash, shpulla diplomatike. Kjo kallxon që Franca e Macronit është ai faktori që ushqen fobi ndaj të huajve”, ka shkruar Syla.