Syla ka disa këshilla për Perparim Ramen - NACIONALE

Syla ka disa këshilla për Perparim Ramen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Valon Syla, ka komentuar eksperimentin e kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama, i cili ka vendosur t’i tesotj disa rrugë, duke i bër ato njëkahëshe.

Sipas Sylës, eksperimente të tilla edhe po të bëhen vendime, nuk do ta zgjidhnin situatën e renduar në trafik.

Syla ka thënë se për ta zjgidhur deri diku këtë situatë nuk duhet të mendohet se kjo do të arrihet me infrastrukturen ekzistuese. Sipas tij, duhet shpërndarja e zhvillimit jashtë Prishtinës, ndërtimi, hyrja nën tokë, bartja e disa institucioneve jashtë Prishtinës, e bjen deri diku situatën në vend.

Të gjitha këto bëhen në bashkëpunim me Qeverinë, ka thënë Syla.

Statusi i plotë:

Për Përparim Ramën.

Nënkalimet, sikur ai që është ndërtuar nga Isa Mustafa nën ndërtesën e KEDS, janë një prej zgjidhjeve efektive. Prishtinës i nevojiten diku 9 pika sikur ajo që këmbësorëve me ju jep përparësi dhe me i hjek nga rrugët e veturave dhe kjo do të reduktonte numrin e zebrave të këmbësorëve që vec Prishtina i ka çdo 50 metra nga një zeber për këmbësor.

Pastaj, parkingjet shtesë do ta çlironin komunikacionin edhe më mirë. Dhe natyrisht, dënimet e vetyrave që ndalen në mes të rrugës.

Ndërsa kryesorja, kur i kanë dhënë lejet ata ma herët teje për ndërtim nuk i kanë llogaritur mirë hapsirat e parkimit dhe të gjelbërta dhe gjithçka kanë koncentruar rreth qendrës së Prishtinës. Pastaj mos zgjërimi i qytetit me plan, as ka Fushë Kosova, as kah Veterniku e as ka Maticani e ka koncentru krejt kallabllakun në kryeqytet.

Plus e kemi Administratën e Shtetit në qender, poashtu QKUK'n e krejt Kosovës në qendër e tjerë. Të gjitha këto e e stërngarkojnë. Lëvizja e disa ministrive jashtë qendrës, ndërtim i spitalit të Prishtinës, e taktika si këto jepin zgjidhje dhe e çlirojnë komunikacionin.

Momentalisht me rrugët qe i ka Prishtina, s'mundet me qene komunikacioni ma mirë. Dhe çdo test në infrastrukturën ekzistuese të qytetit e sidomos rrugëve është i kotë se ska vendë më.

Shpërndane zhvillimin jashtë Prishtinës, ndërtoni, hyni edhe nën tokë, bartni disa institucione dhe bjen në veti. Por kjo s'mund të bëhet vetëm si komunë e Prishtinës, por vetëm në bashkëpunim me Qeverinë dhe shtetin.

Lajme të ngjashme