Syla: Ide me bo sheshe në Prishtinë është palidhje dhe idioteske - NACIONALE

Syla: Ide me bo sheshe në Prishtinë është palidhje dhe idioteske

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Valon Syla e ka kritikuar Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për idenë që sheshi të zgjatet deri tek semaforët pranë Katedrales “Nëna Terezë”.

Syla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo ide është palidhje dhe idioteske, pa bërë asgjë tjetër në aspektin infrastrukturor.

“Kjo ideja me bo sheshe në Prishtinë, pa bo asgjë tjetër në aspekt infrastrukturor është palidhje edhe idioteske. Prej Dardanisë deri në qendër mu deshtë me taxi, pra pa e marrë kerrin hiq, mos i ra rreth e rreth. Sheshin po e mbaroni si çdo Kryetar që ka ardh me pllaka e me trotuar është marrë, por a pe dini që krejt ato biznese në shesh dhe në rrugët e kaluara që i keni mbyllë i keni furrë. Kujna do me i mbet sheshi, pastaj? Plus sot e diele s’ka komunikacion”, ka reaguar Syla.

Lajme të ngjashme