Sveçla: Sokol Halili refuzoi dorëzimin
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës sot ka arritur që ta lokalizoi vendndodhjen e Sokol Halilit, i cili të mërkurën ka vrarë ish-gruan e tij në oborrin e QKUK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se polica ka tentuar ta negocioi dorëzimin, por ai ka refuzuar duke u vetëvrarë.
“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar Sveçla.