Sulmi në Stamboll. Krasniqi i shpreh ngushëllime popullit turk
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas sulmit në Taksim të Stambollit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi i ka shprehur ngushëllime shtetit turk dhe familjarëve të vdiktimave.
“Jam i pikëlluar dhe i tronditur nga shpërthimi i sotëm në Stamboll që la disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar. Në këto momente të vështira, ndajmë dhembjen me institucionet e Republikës së Turqisë dhe popullin mik turk”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Më tej, sulmin e ka cilësuar si akt terrorist dhe ka kërkuar që fajtorët të gjenden e të dalin para drejtësisë.
“Familjeve të viktimave u shpreh ngushëllimet e mia të thella dhe për të lënduarit uroj shërim sa më të shpejtë. Shpresoj që përgjegjësit e këtij akti terrorist të gjenden e të dalin para drejtësisë sa më pare”, ka shkruar ai.