Sot i jepet lamtumira e fundit gruas shtatzënë dhe foshnjës së saj
Hamide Magashi, gruaja shtatzënë që u vra të mërkurën në mbrëmje para objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë do të varroset sot.
Kështu kanë njoftuar familjarët e së ndjerës. Ata për Kp thanë se varrimi do të bëhet në ora 13:00.
Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës është vrarë gruaja shtatzënë, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. I dyshuari i vrasjes është ish bashkëshorti i saj Sokol Halili.
Gjykata Themelore e Ferizajt ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares, ndërkaq Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit Sokol Haliti.
I dyshuari për krimin e rëndë endë nuk ka rënë në prangat e policisë.