Smajljaj për dhunën ndaj të moshuarës: Emanancipi është zgjidhja e domosdoshme dhe e qëndrueshme
Pas rastit të sotëm në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, ku një infermiere sulmoi fizikisht një të moshuar, profesori Avdi Smajljaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se prirja jonë për vlerësimin e lartë që kemi për dhunën, pozita e lartë që ka dhuna në hapësirën tonë kulturore e shoqërore, e manifestuar në përditshmërinë tonë, përfshi rastin e tanishëm, “është manifestim i dështimit të shkollave e arsimit në të gjitha nivelet, dështimit të xhamiave, kishave, teqeve, dështimit të institucioneve; dështimit të shtetit, dështimit të shoqërisë civile; dështimit të partive politike, dështimit të mediave, dështimit të individit; dështimit të familjes, dështimit të shoqërisë.”
“Emanancipi është zgjidhja e domosdoshme dhe e qëndrueshme. Por, fatkeqësisht emancipimi nuk është në agjendën dhe në asnjë prej objektivave të akterëve të lartëpërmendura.” – tha Smajljaj në Facebook.