Smajljaj: Emri nuk e bën një parti as të majtë as të djathtë
Politologu Avdi Smajljaj ka deklaruar se emri nuk i bën partitë as të majta e as të djathta.
Në profilin e tij në “Facabook”, ai ka shkruar se në kontekstin tonë emri i një subjekti politik nuk përfaqëson identitetin e vlerat ideologjike që ka partia.
“Emri i partisë nuk e bën një parti as të majtë as të djathtë. Emri i partisë politike në disa kontekste, përfshi kontekstin tonë, nuk përfaqëson identitetin e vlerat ideologjike që ka partia. Partia politike që udhëheqej nga Vladymir Zhirinovski deri para disa mujave para vdekjes së tij, një ultra-nacionalist rus, quhet Partia Liberal Demokratike e Rusisë. Janë vlerat që ka partia, të reflektuara në politika që ndjek ajo dhe në sjellje politike të pjsëtarëve të saj, parasëgjithash të udhëheqësve të saj, që tregojnë identitetin e partisë, përfshi atë ideologjik”, ka shkruar Smajljaj.