Smajljaj: A do të fillojë të hënën edhe puna e Qeverisë për të analizuar defektet në arsim? - NACIONALE

Smajljaj: A do të fillojë të hënën edhe puna e Qeverisë për të analizuar defektet në arsim?

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar Avdi Smajljaj, ka shtruar një pyetje për qeverinë, kuvendin e pushtetin lokal.

Pyetja ka të bëjë se “A do të fillojë të hënën edhe puna e qeverisë, kuvendit e pushtetit lokal, për të analizuar defektet në sistemin e arsimit, në të gjitha nivelet”.

Smajljaj ka thënë se që një vi e gjysëm në pushtet, ende nuk ka filluar as analiza e defekteve në arsim.

“Shkollat fillojnë të hënën.

A do të fillojë të hënën edhe puna e qeverisë, kuvendit, e pushtetit lokal, për të analizuar defektet në sistemin e arsimin, në të gjitha nivelet?

Në bazë të rezultateve të këtyre analizave, do të duhej të fillojë pastaj edhe krijimi i politikave për arsimin.

1 vit e gjysëm në pushtet, ende nuk ka filluar as analiza e defekteve në arsim, si kusht i domosdoshëm për të bërë politika serioze në arsim.

Ideja ad hoc, e papjekur, e testimit të mësimdhënësve, e shkëputur nga qasja sistematike e sistemore, është shëndërruar në instrument të pushtetit për të krijuar pengesa të cilat mund të mbulojnë dështimet”, ka shkruar Smajljal.

Lajme të ngjashme