Skena të tmerrshme të plagosjes së qytetarit në qendër të Podujevës (video) - NACIONALE

Skena të tmerrshme të plagosjes së qytetarit në qendër të Podujevës (video)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë sot gjatë ditës. Në videot e arritura në adresë të redaksisë së gazetës Nacionale, dëgjohen të shtëna armësh në qytetin e Podujevës.

Në videot shihet një qytetar i shtrirë në tokë, gjersa një tjetër tenton t’i ndihmojë atij të ngritet. E gjatë këtij tentim-ndihme, dëgjohen krisma armësh.

Në video, një qytetar shihet në asfalt i shtrirë, për të cilin dëshmitarët i thanë Nacionales se është i plagosur.

Gazeta Nacionale u ka shkruar autoriteteve zyrtare për të pyetur në lidhje me këtë rast. Deri në momentin e publikimit të këtij teksti, Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë përgjigje për këtë rast.

Në vend të ngjarjes më vonë është parë edhe Policia e Kosovës.

Lajm në përditësim…

16:08 | Një medium lokal nga Podujeva pretendon se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të objektit të Komunës.

16:12 | Portali IndeksOnline pretendon që janë dy të plagosur nga kjo ngjarje, dhe se autori ka shtënë ne kallash (AK-47) dhe ka ikur me një veturë të tipit Golf II. Nacionale do të provojë ta konfirmojë këtë pretendim.

16:15 | Portali Kallxo.com raporton se një qytetar është arrestuar për rastin e plagosjes nga ana e Policisë së Kosovës.

16:27 | Sipas portalit Llapi.info i plagosur ka mbetur edhe një kalimtar rasti.

16:42 | Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin në një përgjigje për gazetën Nacionale. Nga Policia kanë thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00, ka dy të plagosur por nuk kanë konfirmuar se personi/at e dyshuar për rastin janë arrestuar.

17:27 | Një portal tjetër nga Podujeva, pretendon se rasti “ka të bëjë me një konflikt të mëhershëm mes dy familjeve për të cilin rast është duke u zhvilluar gjykimi.”

Lajme të ngjashme