S’ka rimbursim për barnat e blera gjatë pandemisë
Qytetarët e Kosovës derisa kanë qenë të prekur me koronavirus kanë shpenzuar me mjëra euro për trjatimin e sëmundjes. Veç medikamenti Remdesivir është blerë deri në 800 euro dozat nga një pacient i vetëm.
Ri rrjedhjë nga Ministria e Shëndetësisë po kërkohet rimbursimi i mjeteve që kanë shpenzuar pacientët gjatë pandemisë. Por, ky institucion ekzekutiv deklaron se nuk ka skemë të rimbursimit të terapive.
Në kohën kur institucionet shëndetësore po përballeshin me vlugun e rasteve të infektimit me coronavirus, Remdesiviri nuk ka ekzistuar në tregun e Kosovës.
Anëtari i Komisionit për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj tregon se sa kanë qenë shifrat, që pacientët janë detyruar të blejnë këtë medikament për trajtimin e COVID-19, shkruan KosovaPress.
“Në fillim kur është rekomanduar Remdesiviri që të përdoret, ai bar nuk ka ekzistuar në tregun e Kosovës. Është dashur të sigurohet me rrugë të ndryshme prej jashtë. Nuk ka qenë as në listën e barnave të cilat ne i kemi në qarkullim në Kosovë, kështu që është siguruar përmes rrugëve të ndryshme. Vërtetë atëherë çmimi ka qenë i lartë dhe është shkuar diku deri në 800 euro. Pastaj dikur ka filluar të bie deri në 75 euro, sa ka qenë herën e fundit”, deklaron Dreshaj.
Dy vjet pas përhapjes së rasteve të para me këtë virus, infektologu Shemsedin Dreshaj kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të gjejë mekanizma për rimbursimin e mjeteve të shpenzuara.