Sindikata ngre alarmin: 90 infiermierë kërkuan licensat që të plotësojnë kriteret e të largohen jashtë vendit - NACIONALE

Sindikata ngre alarmin: 90 infiermierë kërkuan licensat që të plotësojnë kriteret e të largohen jashtë vendit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka ngritur alarmin.

Sipas tyre, 90 infermierë kanë dorëzuar kërkesa për licensa të cilat përdore për plotësimin e kushteve për punë në vendet e BE-së.

Njoftimi:

90 kërkesa të infermierëve brenda 3 muajve për liçenca të deplasitifikuara me qëllim që t’i përmbushin kriteret e kërkuara nga ambasadat e vendeve të BE-së, me theks të veqant njohjen dhe valorizomin e tyre për t’i punësuar në vendet e tyre do duhej të ishte një alaram për institucionet.

Tashmë është e kuptueshme që sidomos pas liberalizimit të vizave ky trend nuk ka mundësi të ndalet, ndërsa ikja e këtyre infermierëve është një bagazh i profesionistëve që pothuajse është e pamundur të zevendësohen, e posaqërisht ata me eksperiencë.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës e qmon lartë angazhimin e Odës së Infermierëve të Kosovës e cila në përpjekje për t’i përmirësuar kushtet sociale dhe ekonomike, mirëpo edhe ato të punës pë komunitetet tona del edhe jashtë kompentencave të saja.

Fokusi dhe përkushtimi ynë do jetë çdo herë në krijimin, ruajtjen dhe avancimin e mardhënieve të bashkpunimit me të gjitha organizatat që përfaqësojnë komunitetet tona, qoftë nga ana profesionale apo ajo sociale.

Konsideroj që investimi në infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor nuk do duhej të jetë barrë për institucionet vendore, mirëpo si një investim afatgjatë që shkon në dobi të profesionistëve shëndetësor, sistemit shëndetësor, qytetarëve dhe vendit tonë nuk kuptim të ruajtjes së asaj që shumë vende na e kanë lakmi, e që është rinia e vendit tonë.

Lajme të ngjashme