Si u dogj banesa në Fushë-Kosovë si pasojë e fishekzjarreve? Policia jep detajet - NACIONALE

Si u dogj banesa në Fushë-Kosovë si pasojë e fishekzjarreve? Policia jep detajet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka pasur të lënduar, pas djegies së një banese në Fushë-Kosovë, mbrëmjen e kaluar.

Policia përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se një person është ankuar se si pasojë e hedhjes së fishekzjarreve nga persona të panjohur, ka shpërther zjarri në ballkonin e tij.

Njësiti i zjarrfikësve më pas, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.” – tha policia.

Ndërkohë, policia ka treguar se kryesisht, nata e ndërrimit të motmoteve ka qenë e qetë.

Lajme të ngjashme