Si po e ndryshon eSIM mënyrën e udhëtimit të kosovarëve në Europë - NACIONALE

Si po e ndryshon eSIM mënyrën e udhëtimit të kosovarëve në Europë

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Udhëtimet jashtë Kosovës janë bërë më të shpeshta se kurrë më parë, por një problem vazhdon të mbetet i njëjtë për shumë udhëtarë: interneti mobil dhe kostot e larta të roaming-ut. Shumë udhëtarë ende përballen me tarifa të larta nga operatorët tradicionalë ose detyrohen të kërkojnë SIM karta lokale sapo të arrijnë në destinacionin e caktuar.

Teknologjia eSIM po e ndryshon këtë realitet. Përmes një instalimi të thjeshtë digjital, përdoruesit mund të aktivizojnë internetin direkt në telefonin e tyre pa pasur nevojë për kartelë fizike. Kjo teknologji po përdoret gjithnjë e më shumë nga udhëtarët nga mbarë bota, përfshirë edhe ata nga Kosova që vizitojnë Europën, SHBA-në apo vende të tjera turistike.

Një nga platformat që po tërheq vëmendje në treg është MobiSIM, e cila ofron internet mobil në mbi 200 shtete dhe rajone të botës. Përdoruesit mund të blejnë pakon online dhe të lidhen me internet menjëherë.

Internet në gjithë Europën me një eSIM

Një nga pakot eSIM më të kërkuara nga udhëtarët është paketa për Europë - eSIM për Europë nga MobiSIM, e cila u mundëson përdoruesve të kenë internet në shumë shtete europiane pa ndërruar SIM kartelën.

Kjo është veçanërisht praktike për ata që udhëtojnë në disa shtete gjatë një udhëtimi të vetëm, si p.sh. Gjermani, Francë, Itali, Zvicër apo Austri. Në vend që të blejnë internet në secilin shtet veçmas, përdoruesit mund të përdorin një paketë të vetme për gjithë Europën.

Përveç Europës, MobiSIM ofron edhe pako për destinacione shumë të kërkuara nga qytetarët e Kosovës, si Turqia, Egjipti, SHBA-ja, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pse po kalojnë udhëtarët në eSIM?

Ekspertët e teknologjisë konsiderojnë se eSIM është e ardhmja e telekomunikimit mobil. Telefonat modernë nga Apple, Samsung dhe shumë kompani të tjera tashmë e mbështesin këtë teknologji si standard.

Një nga avantazhet kryesore është prakticiteti. Përdoruesit nuk kanë nevojë ta ndërrojë kartelën ekzistuese. Instalimi dhe aktivizimi bëhet online, është shumë e thjeshtë dhe interneti funksionon menjëherë sapo të arrini në destinacion e caktuar.

Gjithashtu, eSIM lejon që numri personal i telefonit tuaj të vazhdojë të përdoret normalisht, ndërsa interneti merret nga paketa e udhëtimit që kemi blerë. Kjo është shumë e rëndësishme për ata që përdorin aplikacione si WhatsApp, Viber, Google Maps, Facebook, Tiktok, Instagram apo bëjnë rezervime online gjatë udhëtimeve.

Cashback dhe çmime konkurruese

Një tjetër aspekt që po tërheq përdoruesit është mundësia e cashback-ut. MobiSIM është një nga platformat e vetme në treg që ofron 15% cashback për përdoruesit pas çdo blerjeje, duke e bërë shërbimin edhe më të favorshëm për udhëtarët që përdorin internet mobil shpesh gjatë udhëtimeve të tyre.

Përveç fleksibilitetit dhe aktivizimit të shpejtë, përdoruesit mund të kursejnë edhe më shumë në blerjet e ardhshme përmes cashback-ut të fituar, ndërsa çmimet e paketave konsiderohen shumë konkurruese krahasuar me roaming-un tradicional.

Me rritjen e udhëtimeve dhe nevojës për internet të shpejtë kudo në botë, teknologjia eSIM po bëhet një zgjidhje gjithnjë e më e rëndësishme për udhëtarët nga Kosova.

Aplikacioni MobiSIM mund të shkarkohet në App Store dhe Google Play Store, duke u mundësuar përdoruesve të blejnë, menaxhojnë dhe aktivizojnë paketat e tyre eSIM direkt nga telefoni në vetëm një klik dhe në pak minuta.

Lajme të ngjashme