Shuki e bën për pesë parë komunën e Prishtinës, tallet me zbukurimin e qytetit
Prezantuesi Mentor Shuki, ka kritikuar ashpër komunën e Prishtinës për zbukurimet për festat e fundvitit.
Shuki ka komentuar vendosjen e shtëpizave që sipas tij nuk janë risi dhe as kreativitet nëse vetëm ju ndërrohet vendi.
Ai ka thënë se për çdo vit është i njejti dekorim teksa shton se qyteti po duket si “kasetë e viteve 90'të”.
“Nëse quhet kjo stolisje e kryeqytetit ju dhifsha në to.”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Shkrimi i plotë i tij:
Me jetu largë diku e me i lexu statusat...bon be njeri që keni çpikë diçka.
Rreshtimi i kolibave të drunit 200metra ma poshtë se që kanë qenë vitet e kalume nuk osht as risi as kreative e mbi të gjitha aspak për me u mburr e me postu foto.
2023 po futemi...të njejtit, njësoj qysh u futem 2022 e me radhë. Same shit!
Nëse quhet kjo stolisje e kryeqytetit ju dhifsha në to.
Si vhs kasetë e viteve 90'të po doket. Veç edhe këto ditë komuna me ia nisë me çkep Ruska sallatë pa pare (normal edhe me shkresë noj selfie) .
Çu çkepni naj pare prej buxhetit e bookirateni noj Dj, Band, magjistar a komplet ni cirk me zbavitë Sovranin. E meritojmë me fiesta . E meritojmë me fiesta sikur nuk ka të nesërme. Mas 2 vjetëve izolim që kem tu huq.
Leni foret e kolibave ballë për ballë , se sjem pa na gjithë jetën. Faking hell !!!
Sa për qishtu.....Urime ju koftë Viti i Vjetër.
