Shtërpcë: Një grua dyshohet se ka kryer vetëvrasje, intervistohen bashkëshorti dhe vjehrri - NACIONALE

Shtërpcë: Një grua dyshohet se ka kryer vetëvrasje, intervistohen bashkëshorti dhe vjehrri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një grua në Shtërpcë dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një revole.

Për rastin, janë intervistuar bashkëshorti dhe vjehrri i viktimës.

Njoftimi:

Shtërpcë, 19.12.2024-00:45. Është raportuar se viktima femër kosovare, dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Afër trupit të viktimës është gjetur një revole. Lidhur me rastin janë intervistuar bashkëshorti dhe vjehrri i viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Lajme të ngjashme