Sefaj: Oferta e Kurtit prej 50 euro nuk ka qenë kërkesa parësore e administratës
Përfaqësuesi i Shoqatës sindikale të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, në formë ironie ka falënderuar kryeministrin Kurti për, siç ka thënë ai, ofertën prej 50 eurove, por ai ka thënë se ajo është e pamjaftueshme dhe nuk ka qenë kërkesa primare e administratës shtetërore.
Ai ka treguar që kërkesë e tyre primare ka qenë ‘pjesëmarrja në grupe punuese dhe hartimi i ligjeve qe ofrojnë siguri juridike dhe trajtim të dinjitetshëm për zyrtarët publik’.
Postimi i plotë në Facebook:
E falenderojmë kryeministrin për oferten prej 50 €, por ajo është e pamjaftueshme dhe nuk ka qenë kërkesa primare e administrates shtetrore.
Pjesmarrja në grupe punuese dhe hartimi i ligjeve qe ofrojnë siguri juridike dhe trajtim të dinjitetshem për zyrtarët publik ka qenë kërkesa primare.
Mjetet financiare janë të nevojshme, por dinjiteti dhe siguria juridike e zyrtarëve të administrates garantohen vetëm me ligj.
Por jo me ligj që fshinë memorien institucionale dhe krijon mundësi për hakmarrje politike, sa herë nderron pushteti!