Sefaj ia kthen pushtetit: Grevat s'janë në kordinuara me opozitën, duam dialog social - NACIONALE

Sefaj ia kthen pushtetit: Grevat s'janë në kordinuara me opozitën, duam dialog social

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sindikalisti Ali Sefaj, që është shumë i zëshëm në kërkesat e nëpunësve qeveritar, ka shkruar një status, në të cilin u është kundërpërgjigjur akuzave se grevat janë organizuar në koordinim me partitë opozitare.

Zyrtari i lartë në Ministrinë e Infrastrukturës, ka thënë se kushdo që thotë se grevat janë të koordinuara me opozitën, është i manipuluar, dashakeq ose i padijshëm.

Kushdo që mendon qe grevat janë të kordinuara në opozitën ose ka prapavije politike, është i padijshem, dashakeq ose i manipuluar.

Kujtojmë që shumë akuza, shpesh shpifje të qarta, kanë shkuar në adresë të grevistëve nga ana e pushtetit.

Postimi i plotë i Sefajt:

Kushdo që mendon qe grevat janë të kordinuara në opozitën ose ka prapavije politike, është i padijshem, dashakeq ose i manipuluar.
Kërkesat tona janë të drejta të arsyeshme dhe lehtë të realizueshme. Janë kërkesa për të cilat Albini dhe Levizja na kanë mbeshtetë fuqishem si opozitë.
Ne duam qe qeveria të filloj dialogun social, ti realizoj kërkesat tona dhe të ndermarrë veprime konkrete për ta perballuar inflacionin dhe dimrin e rend qe na pret.
Vendi ka qeveri legjitime, veq ka nevojë të këtë reflektim, mbeshtetje për të gjithë sektoret dhe rritje të performances!

Lajme të ngjashme