Sefaj e quan Hekuran Muratin kontabilist: A ka Prokurori ky shtet?
Anëtari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Ali Sefaj, ka pasur kritika të ashpra për ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Në një postim në facebook, ai ministrin Murati e ka quajtuar kontabilist. Përderisa, ka theksuar se nëse pagat nuk ekzekutohen, është ndërhyrje në kompetencat e komunave.
POSTIMI:
Është mirë me i tregu dikush kontabilistit se ai s‘ka kompetencë me i ndalë pagat e mësimdhënësve, sepse ai nuk është punëdhënësi, punëdhënës janë komunat.
MFPT duhet mi ekzekutu pagat dhe në rast të dyshimeve mundet me kërku prej auditorit që ti auditoj lendet ( listat e dorëzuara nga komunat ).
Kjo përveq që është ndërhyrje në kompetencat e pushtetit lokal është abuzim flagrant më detyrën zyrtare duke shkelur disa ligje.
A ka prokurori ky shtet, apo secili mundet me ba çka ti vjen për doresh!🤷♂️
___________________________________________
LIGJI NR. 03/L-040
PËR VETËQEVERISJEN LOKALE
Neni 17 Kompetencat vetanake
Pika h)
h) ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin dhe
licencimin e institucioneve edukative, punësimin, pagesën e rrogave dhe trainimin e instruktorëve
dhe administratorëve të arsimit.