Sa do të rriten pagat e mësimdhënësve me ligjin e ri? Zbardhen detaje - NACIONALE

Sa do të rriten pagat e mësimdhënësve me ligjin e ri? Zbardhen detaje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sindikatat janë në grevë. Në mesin e tyre edhe mësimdhënësit. Nëse kjo situatë vazhdon, ka rrezik që mësimi të mos fillojë nga 1 shtatori.

Megjithatë, me Ligjin e ri të Pagave, mësimdhënësve në përgjethsi do t’u rriten rrogat. Nëse një gjë e tillë do të zbatohet nuk dihet, pasi Ligji është ende në diskutime paraprake. Madje, ka pasur deklarata se mund të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.

Megjithatë, Instituti EdGuard ka publikuar një grafikon sipas të cilit tregohet sa do të rriten pagat e mësimdhënësve me Ligjin e ri.

“Rritja në paga për mësimdhënësit e arsimit para universitar sipas projekt ligjit të ri për paga. Në analizën nga EdGuard rezulton një rritje mesatare prej 15% për të gjithë pozitat në para universitar krahasuar me ligjin paraprak të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Projekt ligji parasheh rritje të mëtejme në pagë sipas vlerësimit të performances së mësimdhënësve”, thuhet në postim.

GRAFIKONI:

No photo description available.

Lajme të ngjashme