Rrusta mbron Zana Avdiun: Sharjet e kërcënimet janë dhunë
Aktivistja social-demokrate Teutë Rrusta ka bërë një postim në profilin e saj në Facebook në përkrahje të aktivistes Zana Avdiu.
Rrusta e ka cilësuar si dhunë atë që ndodh pas emisioneve televizive apo prononcimeve që japin.
Ajo ka thënë se reagimet linçuese ndaj Zana Avdiut do të dekurajojnë gratë tjera që të përfshihen në jetën publike.
“Secili veprim duhet t’i rezistojnë nënshtrimit.” – është shprehur znj. Rrusta në profilin e saj në Facebook.