Rrahman Jasharaj i vendosur, para takimit me presidenten e konfirmon se greva vazhdon
Rrahman Jashari, kryetar i SBAShK-ut, është deklaruar rreth grevës pak minuta para se të takohet me zonjës Vjosa Osmani, presidente e Kosovës.
Ai ka thënë se greva do të vazhdojë.
“Jemi optimist se zonja presidente do të jep kontributin e saj që dialogu të jetë i vërtetë. Deri më tani ky dialog ka munguar dhe ky vendimi sot është një anshëm pa u konsultuar me sindikatat. Greva vazhdon”, theksoi Jasharaj.
Kujtojmë që Osmani ka ftuar në takim të gjithë përfaqësuesit e sindikatave, që është përpjekja e parë unifikuese e presidentes karshi grevës, të cilën Qeveria Kurti po e lufton ashpër.