Rrahja e të moshuarës, nënkryetari i Pejës: Së shpejti do dalim me një reagim
Nënkryetari i Pejës, Fatmir Asllani, ka reaguar lidhur me rastin e përdorimit të dhunës së një infermiereje në një spital për të moshuar në Pejë.
Në një pronocim për Klan Kosova, ai ka kërkuar që organet e rendit të merren në mënyrë ekspilicite me këtë rast dhe të intervistohet secili person i përfshirë dhe të merren masa ndaj tyre.
“Ftojmë organet e rendit që të merren në mënyrë ekspilicite me këtë rast dhe të intervistohet secili person i përfshirë dhe të merren masa ndaj tyre”, ka thënë ai.
Ai ka pohuar që e së shpejti do të dalim me një reagim lidhur me këtë qështje.
“Tash e kemi marrë informatën dhe jemi duke u marrë me rastin. Së shpejti do të dalim me një reagim”, ka deklaruar ai për Klankosova.tv.
Ndryshe, Nënkryetari i Pejës ka thënë se kjo shtëpi e pleqve në Pejë në të cilën ka ndodhur rasti, i është dhënë në koncesion një kompanie private dhe menaxhohet 100% nga kompania private.