Rrahja e të moshuarës në Pejë: Momenti kur tri infermieret e dyshuara shkojnë në Gjykatë - NACIONALE

Rrahja e të moshuarës në Pejë: Momenti kur tri infermieret e dyshuara shkojnë në Gjykatë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kanë dalë para Gjykatës së Pejës tri infermieret e dyshuara për përfshirje në rrahjen e të moshuarës në Qendrën “Orenda” në Pejë.

Klan Kosova ka siguruar pamjet kur ato hyjnë në seancë, ku do të vendoset se çfarë mase do të caktohet ndaj tyre.

Kosova u trondit nga pamjet, teksa këto infermiere e rrahnin të moshuarën në qendrën e të moshuarve atje.

Njëra po akuzohet për sulm, e të tjerat për dhënie të ndihmës.

Prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim.

Lajme të ngjashme