Rivarroset Liridona Ademaj: Marrin pjesë qindra qytetarë, edhe përfaqësues të qeverisë e Kuvendit - NACIONALE

Rivarroset Liridona Ademaj: Marrin pjesë qindra qytetarë, edhe përfaqësues të qeverisë e Kuvendit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në praninë e qindra qytetarëve, familjarëve e zyrtarëve të lartë shtetëror të hënën është bërë rivarrimi i Liridona Ademajt në fshatin Rracaj të Gjakovës, raporton Ekonomia Online. Më kërkesë të familjarëve ajo është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës, ku ishte varrosur fillimisht.

Në rivarrimin e të ndjerës janë parë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, deputetët Mimoza Kusari-Lila, Hajdar Beqa dhe Saranda Bogujevci etj.

Për vrasjen e Liridona Ademajt janë arrestuar tre persona ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka orkestruar vrasjen e bashkëshortes së tij.

Lajme të ngjashme