“Riga Pharm” po rritet: 12 njësi të reja për gjysmë viti
Ky gjysmëvit ka qenë i mbushur me angazhim, përkushtim dhe mbi të gjitha me dëshirën për të qenë sa më afër jush.
Nga janari deri në fund të qershorit, “Riga Pharm” ka hapur dyert në 12 pika të reja, duke e bërë kujdesin farmaceutik më të qasshëm për mijëra familje në: Prishtinë(Aktash, Xhamia e Llapit, Dardani, Vranjevc, Santea), Klinë, Deçan, Podujevë, Pejë, Istog, Ferizaj dhe Rahovec.
Të gjitha këto hapje nuk do të ishin të mundura pa besimin dhe përkrahjen tuaj të vazhdueshme.
Ju falënderojmë që na mirëpritët me kaq ngrohtësi në çdo qytet, në çdo lagje, dhe që na besoni kujdesin për shëndetin tuaj.
“Riga Pharm” po rritet, por qëllimi ynë mbetet i njëjtë, të jemi aty kur keni nevojë, me profesionalizëm, afërsi dhe kujdes të sinqertë.
