Rehidromiks – zgjedhje e duhur për hidratim të shpejtë - NACIONALE

Rehidromiks – zgjedhje e duhur për hidratim të shpejtë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Dehidrimi është një nga gjendjet më të shpeshta, por shpeshherë të nënvlerësuara, që prek të gjitha grupmoshat – nga fëmijët e vegjël, deri tek të rriturit dhe të moshuarit. Humbja e lëngjeve dhe elektroliteve mund të ndodhë për shumë arsye: diarre, të vjella, temperaturat e larta, aktiviteti fizik intensiv, djersitje e shtuar apo sëmundje të ndryshme. Në këto raste, rikthimi i ekuilibrit hidrik dhe elektrolitik është jetik për funksionimin normal të organizmit.

Pikërisht për këtë qëllim, Dietpharm – kompani e njohur evropiane për produkte cilësore në fushën e shtesave ushqimore – ka zhvilluar Rehidromiks, një linjë produktesh për hidratim, të dizajnuara sipas rekomandimeve ndërkombëtare dhe të përshtatura për nevoja të kohës.

Çfarë është Rehidromiks?

Rehidromiks nuk është thjesht ujë me shije – por është një solucion i kontrolluar dhe i balancuar, i krijuar për t’u absorbuar në mënyrë efektive nga organizmi, pasi që përmban kombinimin optimal të: elektroliteve (natrium, kalium, klor), glukozës, dhe në disa variante edhe përbërës shtesë funksionalë, si zinku apo karboni me qëllim të vetëm: rikthimin e shpejtë të lëngjeve të humbura, normalizimin e balancës elektrolitike si dhe mbështetjen e funksioneve normale të organizmit gjatë dhe pas episodeve të dehidrimit.

Pse është hidratimi kaq i rëndësishëm?

Uji përbën rreth 60% të trupit të njeriut dhe është thelbësor për çdo proces jetësor: qarkullimin e gjakut, funksionin e muskujve, tretjen, rregullimin e temperaturës trupore dhe funksionimin e trurit. Kur trupi humb më shumë lëngje sesa merr, shfaqen simptomat e dehidrimit, të cilat mund të variojnë nga të lehta deri në serioze.

Shenjat më të shpeshta të dehidrimit përfshijnë: etje e shtuar, lodhje dhe dobësi, gojë e thatë, ulje e urinimit, marramendje, te fëmijët: irritim, letargji apo të qara pa lot. Në raste më të rënda, dehidrimi mund të çoj në komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël dhe të moshuarit. Prandaj, hidratimi i shpejtë dhe i duhur është vendimtar.

Rehidromiks dhe roli i elektroliteve

Një nga gabimet më të shpeshta gjatë dehidrimit është konsumimi i vetëm i ujit. Edhe pse uji është i domosdoshëm, ai nuk mjafton gjithmonë për të rikthyer ekuilibrin e humbur, pasi gjatë diarresë, të vjellave apo djersitjes së tepërt humben edhe elektrolitet.

Elektrolitet janë minerale që ndihmojnë në: ruajtjen e balancës së lëngjeve, transmetimin e impulseve nervore, kontraktimin e muskujve si dhe funksionimin normal të zemrës. Rehidromiks përmban sasinë e duhur të elektroliteve, të kombinuara me glukozë, e cila ndihmon në absorbimin më të mirë të natriumit dhe ujit në zorrë.

Llojet e Rehidromiksit nga Dietpharm

Dietpharm ka zhvilluar disa variante të produkteve Rehidromiks për t’iu përshtatur nevojave të ndryshme të përdoruesve. Çdo variant është i dizajnuar me kujdes, duke respektuar standardet e sigurisë dhe cilësisë.

1. Rehidromiks me shije portokalli apo limoni

Rehidromiks me shije portokalli dhe limoni është një përzierje elektrolitesh e formuluar për të ndihmuar në hidratimin e shpejtë të organizmit dhe rikthimin e kripërave minerale të humbura. Me shije të freskët portokalli dhe limoni, konsumohet lehtë dhe është i përshtatshëm për të gjitha moshat.

2. Rehidromiks me shije të mjedres

Rehidromiks me shije mjedre është një solucion oral për hidratim, i pasuruar me elektrolite esenciale që ndihmojnë në rikthimin e shpejtë të lëngjeve dhe mineraleve të humbura nga organizmi. Shija e këndshme e mjedrës e bën të lehtë për t’u konsumuar, sidomos nga fëmijët.

3. Rehidromiks me karbon

Rehidromiks Karbon është një pluhur tretës për hidratim i kombinuar me karbon aktiv, i formuluar për të ndihmuar në rikthimin e lëngjeve dhe elektroliteve si dhe në reduktimin e toksinave në traktin gastrointestinal. Ky kombinim e bën veçanërisht të përshtatshëm në rastet e shqetësimeve gastrointestinale.

Kur rekomandohet përdorimi i Rehidromiks?

Rehidromiks mund të përdoret në shumë situata të përditshme dhe jo vetëm gjatë sëmundjeve. Situatat më të shpeshta për përdorim:

  • diarre dhe të vjella tek fëmijët dhe të rriturit,
  • temperatura të larta dhe grip,
  • djersitje e shtuar gjatë verës,
  • aktivitet fizik intensiv

Përndryshe është një zgjidhje praktike për ta pasur gjithmonë në shtëpi, në çantë apo gjatë udhëtimeve.

Avantazhet e Rehidromiks krahasuar me zgjidhjet e tjera

Në treg ekzistojnë shumë produkte për hidratim, por Rehidromiks nga Dietpharm dallohet për disa arsye kryesore pasi që është formulë e balancuar sipas rekomandimeve ndërkombëtare, cilësi evropiane dhe standarde të larta prodhimi, me shije të këndshme dhe tolerancë e mirë, është i përshtatshëm për grupmosha të ndryshme si dhe është i lehtë për t’u përgatitur dhe përdorur.

Si përdoret Rehidromiks?

Rehidromiks përgatitet shumë thjeshtë, duke tretur përmbajtjen e qeses në sasinë e rekomanduar të ujit duke u bazuar sipas udhëzimeve në paketim. Solucioni duhet të konsumohet i freskët dhe në intervale të rregullta, veçanërisht gjatë orëve të para të dehidrimit.

Është e rëndësishme të respektohen udhëzimet e përdorimit dhe, në rast të simptomave të rënda ose të vazhdueshme, të kërkohet këshilla e mjekut.

Rehidromiks – pjesë e kujdesit të përditshëm për shëndetin

Rehidromiks nga Dietpharm nuk është vetëm produkt për raste emergjente, por një aleat i besueshëm për kujdesin e përditshëm shëndetësor, veçanërisht për fëmijë, familje, sportistë dhe persona aktivë.

Hidratimi i duhur është thelbësor për shëndetin dhe mirëfunksionimin e organizmit. Me formulat e tij të balancuara dhe të besueshme, Rehidromiks ofron një zgjidhje efektive, të sigurt dhe praktike për menaxhimin e humbjes së lëngjeve dhe elektroliteve.

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një episod të lehtë dehidrimi apo për nevoja më specifike, Rehidromiks mbetet një zgjedhje e zgjuar për të gjithë ata që kujdesen për shëndetin e tyre dhe të familjes.

Autori: Dietpharm Kosova!

*Artikull i sponsorizuar!

Lajme të ngjashme