Reagon kryetari i Odës së Infermierëve: Nesër mblidhet Këshilli Etik - NACIONALE

Reagon kryetari i Odës së Infermierëve: Nesër mblidhet Këshilli Etik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas rastit jashtëzakonisht shqetësues, ku shihej teksa disa infermiere sulmonin një të moshuar, e argëtoheshin, duke i bër video, ka reaguar edhe kryetari i Odës së Infermierëve.

Kretari i Odës, Naser Rrustemaj, i ka thënë Gazetës Nacionale se nesër do të mblidhet Këshilli Etik i Odës, dhe se do të fillohen procedurat.

Neser mblidhet Keshilli Etik i Odës së Infermierëve, dhe menjehërë do te fillohen procedurat. Prokurori i Odes do të merret me landen” ka thënë Rrustemaj për Nacionalen.

Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.

Rasti ka ndodhur në një shtëpi për përkujdesjen e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten.

Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video. Ndërkohë, Nacionale e ka konfirmuar tashmë se dy infermiere deri tash janë arrestuar ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Ky rast e ka tronditur opinionin publik, me reagime nga të gjitha anët. Të gjitha ngjarjet dhe reagimet mund t’i përcillni duke klikuar KËTU

Lajme të ngjashme