Rasti “Kobra”, arrestohet edhe një i dyshuar
Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin që ka ndodhur ditë më parë në Prizren, ku ka mbetur i vrarë një person, është arrestuar edhe një person tjetër.
Siç thuhet në raportin e policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim.
“Rr. Tahir Sinani, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim”, thuhet në raport.
Kujtojmë se ishte Policia e Shqipërisë, që përmes një njoftimi për media, bëri të ditur se ngjarja dyshohet se ka ndodhur në dalje të Prizrenit dhe se konflikti, kishte nisur në një lokal nate.
Policia e Kosovës arrestoi Dibran Hoxhën, i njohur në pulbik si “Kobra”, njëherit, i dyshuar për vrasjen e 31 vjeçarit nga Shqipëria, Visart Cengu, dhe plagosjen e një tjetri.