Ramadani: Qeveria ka shkop magjik, e përdori Policinë për ta ringjallur Asociacionin - NACIONALE

Ramadani: Qeveria ka shkop magjik, e përdori Policinë për ta ringjallur Asociacionin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti politik, Shkodran Ramadani, ka thënë se Qeveria ka përdorur Policinë për spektakël, me përfundimin e vetëm, për ta ringjallur Asociacionin, i cili sipas tij, veqse ishte shpallur i vdekur.

Ramadani, ka përmendur 3 strategjitë potenciale, të cilat Qeveria ka pasur para vetës, për dialogun me Serbinë.

Dy nga to, sipas Ramadanit do ta shmangnin Asociacionin apo “Zajednicën”.

Mirëpo sipas politologut, Qeveria Kurti, e zgjodhi pikërisht atë strategji e cila e ringjallë zajdenicën, dhe kjo sipas tij ndodhi sepse vet në Kuvend ata e pranuan, se do të zbatohet të gjitha marrëveshjet.

Postimi i plotë i Ramadanit:

Para se te nisin negociatat, Qeveria e Republikes se Kosoves i ka pasur disa opsione dhe strategji para vetes.

1) Strategjia e pare ka qene insistimi qe te implementohen marreveshjet e arritura nga viti 2011 e kendej.

2) Strategjia e dyte ka qene braktisja e plote e formatit te deritanishem te Brukselit, permes refuzimit per te implementuar marreveshjet e deritanishme dhe krijimi i nje skenari te ri dialogues.

3) Strategjia e trete ka qene braktisja e plote e negociatave me Serbine, ashtu siç kane pretenduar vite me pare. Ky njeheresh ka qene varianti me me se paku gjasa.

Nga ajo qe kemi pare deri tash eshte e qarte qe Kryeministri Kurti ka zgjedhur strategjine e pare, duke refuzuar dy strategjite tjera.

Mirepo ne momentin qe strategjia e tij ka qene kerkesa per implementimin e marreveshjeve te Brukselit, ai ka zgjedhe edhe Asociacionin.

Madje, jo vetem qe Qeveria e ka zgjedhur kete rruge, por edhe e ka angazhuar aparatin shteteror policor ne implementimin e saj, duke krijuar edhe tensione serioze. Qeveria ka kembengulur ne kete qasje aq shume sa edhe BE-ja dhe ShBA-ja dukeshin me pak entuziaste se Kosova ne avancimin e kesaj strategjie.

Kjo strategji perfundimisht ka mundesuar rigjenerimin e formatit te vjeter te dialogut, i cili ne pakon e tij e mbante edhe Asociacionin.

I vetmi shans (sado i vogel) qe Asociacioni te shmangej, ka qene te mos perzgjedhet Strategjia e Pare, ajo e implementimit te marreveshjeve dhe te zgjedhet apo formulohet nje tjeter strategji. Por Qeveria e Kosoves u kujdes qe edhe ai shans i vogel te shuhet.

Sepse ne fund, sic edhe e pame javen e kaluar, Kosova dhe Serbia u pajtuan qe te implementohen te gjitha marreveshjet, e jo vetem “keto te mirat”. Sepse kjo qasje eshte “Ose zbatohen te gjitha marreveshjet, ose asnjera”.

Siç edhe po shihet, te gjithe ata qe kane menduar qe dergimi i policise ne veri ka qene vetem ne sherbim te "marreveshjeve te mira" dhe jo ne sherbim te te gjitha marreveshjeve, thjesht edhe njehere kane ra pre e nje mashtrimi, qe sado i ambalazhuar me spektakel teatral dhe efekte dramatike, mbetet mashtrim.

Siç po shihet, kjo qeveri vertet ka shkop magjik sepse beri te pamunduren: e ringjalli ate qe dikur ishte jo vetem e shmangshme, por qe konsiderohej e vdekur dhe e varrosur njehere e mire.

Lajme të ngjashme