Ramabaja publikon votat pro për Specialen: Turpi ka emër, marionetat duan të imponojnë “Zajednicën”
Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status në lidhje me dënimin e Salih Mustafës, ish-komandant i UÇK-së, që u dënua me 26 vite burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Ai ka kujtuar edhe kohën kur është njohur me ish-komandant Cali.
“Salih Mustafën kisha pas rast ta njihja pas luftës; sidomos gjatë një periudhe kur unë ligjëroja në një prej kolegjeve tona private, ku ndiqte studimet një familjare e tij. Më pas u bëmë miq të mirë.
Ai ishte ish i burgosur politik në vitet '90-ta; njëri nga më të rinjtë. Kishte vuajtur plot 5 vite nëpër burgjet serbe, gjithandej në Serbi.” – shkroi ai.
Porn ë postimin e tij, ai ka publikuar edhe listën e deputetëve që votuan në favor të Gjykatës Speicale, duke theksuar se edhe sot “marionetat” dëshirojnë të imponojnë Asociacionin.
“Turpi ka emër. Listën e keni më poshtë.
Ka edhe të tjerë që nuk janë në këtë listë, por që ju kanë bërë presion deputetëve.
Emër kanë edhe ata që po bëjnë punën e marionetave sot, duke pranuar rolin e "partnerëve alterantivë" në procesin e imponimit të "Zajednicës"!” – shkroi ai.