Ramabaja i tregon ambasadorit Hill se për çfarë duhet të shqetësohet, e përmend edhe "bombën e pistë" të Serbisë - NACIONALE

Ramabaja i tregon ambasadorit Hill se për çfarë duhet të shqetësohet, e përmend edhe "bombën e pistë" të Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti dhe përkrahësi i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, ka dalë më një shkrim në Facebook, ku i tregon ambasadorit amerikan në Serbi, Christofer Hill, se cili duhet të jetë shqetësimi i tij.

Ramabaja ka reaguar ndaj deklarimit të Hill që tha se është i zhgënjyer me çështjen e energjisë mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se shqetësimi i ambasadorit Hill duhet të jetë bashkëpunimi i Serbisë me Rusinë.

“Ashtu si lufta në Ukrainë dhe shfrytëzimi i presionit të Rusisë ndaj Perendimit, fillimisht përmes armëve atomike, ndërkaq së fundmi përmes bombave të ashtuquajtura të pista, edhe kërcnimi i Beogradit rreth targave - një trajtë e "bombës së pistë", duhet të jetë pjesë e shqetësimeve të demokracive perendimore, e mbi të gjitha e ambasadorit të respektuar të SHBA-ve - aleatit tonë kryesor në procesin e pavarësimit dhe ndërtimit të Republikës.”, ka shkruar ndër të tjera.

Megjithatë, Ramabaja ka thënë se është i bindur se Hill e ka të ditur një fakt.

“Thellimi i bashkëpunimit nga pozicioni i partneritetit me synim integrimin e Kosovës në BE dhe në NATO, para së gjithash me SHBA-të, është e mbetet interes gjeostrategjik dhe jetik për Kosovën, por edhe për Kombin shqiptar. Këtë fakt, jam i bindur se e ka parasysh edhe ambasadori i nderuar Christopher Hill.”, ka shkruar Ramabaja në Facebook.

Shkrimi i plotë i tij:

Lajme të ngjashme