Ramabaja e ngatërron Rrahman Jasharajn, e lidh me bosë të "Prontomafisë", bën gabime drejtshkrimore
Ramabaja i VV-së ka bërë një status në profilin e tij në Facebook me sulme të ashpra ndaj Rrahman Jasharajt, kryetarit të SBAShK—ut e të cilin e pandeh si kryetar të BSPK-së.
Në fakt, kryetar i BSPK-së është z. Atdhe Hykolli. Ai ishte zgjedhur kryetar në tetor të vitit të kaluar, dhe kryeministri Kurti kishte marrë pjesë në atë ngjarje.
Por, kjo si duket i ka ikur Ramabajës që përveç këtij gabimi ka bërë edhe gabime drejtshkrimi.
Ai ngatërron edhe somnambulizmin duke e shkruar “somnabolizëm” duke provuar të konstruktojë goditjen e tij.
Më poshtë keni statusin e tij në të cilin Ramabaja pretendon se Jasharaj është i dirigjuar nga (sic) “bosët e Prontomafisë”:
