Ramabaja e “feston” Ditën e Alfabetit me gabime drejtshkrimore dhe një këngë të Ilir Shaqirit - NACIONALE

Ramabaja e “feston” Ditën e Alfabetit me gabime drejtshkrimore dhe një këngë të Ilir Shaqirit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, në të cilën ka uruar të gjithë ndjekësit e tij për Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe, por ku evidentohen një mal gabimesh drejtshkrimore.

Fjalën "shënon" (ose shenjon) e shkroi "shEnon", atë "orientim" e shkroi "orJentim", "perëndimor" e shkroi "perEnderimor" e të tjera.

Ai madje ka postuar një këngë të Ilir Shaqirit, këngëtarit të njohur të folklorit, këngë që i kushtohet Kongresit të Alfabetit.

“Përvjetori i 114 i alfabetit, që shenon edhe orjentimit tonë strategjik perendimor që vulosi elita e kohës, kur filloi një stad i ri i ngritjes së Kombit tonë.”, shkroi ndër të tjera z.Ramabaja.

Lajme të ngjashme