Rahovec: Gruaja e bën për spital burrin, dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar nga Policia e Kosovës në Rahovec.
Atje, një qytetar e ka lajmëruar bashkëshorten për dhunë në familje. Si pasojë, viktima kishte kërkuar edhe ndihmë mjekësore.
Njoftimi:
Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.