Radioterapia: një çelës për mposhtjen e kancerit
Në Acıbadem, ne ofrojmë opsione gjithëpërfshirëse dhe të individualizuara trajtimesh për pacientët e diagnostikuar me të gjitha llojet dhe fazat e kancerit. Ndër këto opsione, radioterapia veçohet si një nga mënyrat më premtuese të trajtimit. Gjatë 20 viteve të fundit, Acıbadem ka qenë në pararojë të përdorimit të teknologjive më të avancuara të radioterapisë për të ofruar një trajtim efektiv kundër kancerit.
Në thelb, trajtimi i kancerit mbështetet në tre strategji kryesore: kirurgjia, radioterapia dhe terapia sistemike. Kirurgjia shpesh përdoret si trajtimi kryesor për shumë lloje kanceri, duke ofruar mundësi më të mirë për shërim kur tumori mund të hiqet nga trupi. Suksesi i heqjes së tumorit ndikon ndjeshëm në mundësinë e shërimit dhe shkallën e mbijetesës së pacientit, si dhe rrit efektivitetin e trajtimeve pasuese. Megjithatë, disa lloje tumoresh vlerësohen si të paoperueshme, pra shumë të rrezikshme për ndërhyrje kirurgjikale, ose gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientëve nuk e lejon operacionin. Në raste të tjera, edhe kur kryhet kirurgjia, ajo mund të mos jetë e mjaftueshme për shërim, duke kërkuar trajtime shtesë si radioterapia, për të përmirësuar rezultatet dhe për të ulur rrezikun e rikthimit të sëmundjes.
Në thelb, radioterapia përdor rrezatimin për të eliminuar qelizat tumorale. Përmes rrezatimit të drejtuar me saktësi, është e mundur të shkatërrohet ose të zvogëlohet kanceri pa nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
Si përdoret radioterapia për të trajtuar kancerin
Radioterapia është përdorur për të trajtuar kancerin prej më shumë se 100 vitesh. Që atëherë, përmirësimet e njëpasnjëshme në teknikat e rrezatimit kanë ndikuar në arritjen e rezultateve të suksesshme ne trajtimin e rasteve të kancerit. Vit pas viti, radioterapia ka vazhduar të evoluojë në një mjet edhe më të fuqishëm dhe teknologjik në luftën kundër kancerit. Sot, radioterapia është një komponent thelbësor i trajtimit të kancerit me afërsisht 50% të pacientëve me kancer përfitojnë nga kjo metodë premtuese trajtimi.
Radioterapia mund të përdoret në mënyra të ndryshme:
- Si një trajtim parësor për të eliminuar kancerin
- Pas operacionit, për të zhdukur rrezikun e rikthimit në zonën e operacionit, ose para operacionit për të zvogëluar tumorin
- Ne kombinim me trajtime sistemike si kimioterapia për të shkatërruar qelizat kancerogjene
Departamenti i Radioterapisë pranë Acıbadem
Departamenti i Radioterapisë pranë Acıbadem është një nga strukturat më gjithëpërfshirëse të këtij lloji në nivel global. Duke ofruar trajtime me teknologjitë më të avancuara, onkologët tanë me përvojë në radioterapi u ofrojnë pacientëve trajtimet me radioterapi më efektive dhe më të avancuar, duke synuar njëkohësisht zvogëlimin ose eliminimin e efekteve anësore të mundshme të radioterapisë. Në Acıbadem, si të rriturit ashtu edhe fëmijët marrin plane trajtimi të personalizuara të hartuara për të rritur dozën e rrezatimit ne zonën e synuar dhe për të minimizuar ekspozimin e indeve të shëndetshme.
Trajtimi për secilin pacient planifikohet dhe menaxhohet me kujdes në një mënyrë gjithëpërfshirëse, duke filluar nga diagnoza fillestare deri te trajtimi i suksesshëm dhe ndjekja pasuese. Specialistët e radioterapisë bashkëpunojnë ngushtë me ekspertë nga onkologjia, radiologjia, kirurgjia, patologjia dhe specialitete të tjera të lidhura, për të siguruar që çdo pacient të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm.
Qendrat tona janë të pajisura me sisteme radioterapie të teknologjisë së fundit, duke përfshirë Elekta Unity, ViewRay MRIdian, Varian Ethos Adaptive Radiotherapy, Varian TrueBeam, Accuray TomoTherapy dhe Leksell Gamma Knife. Çdo pacient ka nevojat e veta unike, dhe fakti që kemi në dispozicion të gjitha këto teknologji të përparuara e bën të mundur që mjekët tanë të zgjedhin prej tyre dhe të përpilojnë planin më optimal të trajtimit
Sëmundjet e trajtuara me anë të radioterapisë
Radioterapia përdoret për shumë lloje kanceri. Për disa kancer, si kanceri i lokalizuar i prostatës, radioterapia mund të shërbejë si trajtim kryesor. Në raste të tjera, si kanceri i gjirit, ajo përdoret pas operacionit për të ulur rrezikun e rikthimit të sëmundjes. Radioterapia gjithashtu mund të aplikohet për të zvogëluar masën tumorale përpara ndërhyrjes kirurgjikale, veçanërisht në kancerët e mushkërive. Këto përdorime të ndryshme theksojnë fleksibilitetin dhe fuqinë e radioterapisë në trajtimin e llojeve të ndryshme të kancerit.
Radioterapia mund të ofrojë trajtim për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë:
- Kancerin e gjirit
- Kancerët e kokës dhe qafës
- Tumoret e trurit dhe palcës kurrizore
- Melanoma
- Kancerët e sistemit tretës
- Sarkoma
- Kancerët urologjike
- Kancerët pediatrikë
- Kancerët gjinekologjikë
- Kancerët e mushkërive
Acıbadem është një nga qendrat e rralla të kancerit që përdor fuqinë e radioterapisë në trajtimin e një game të gjerë sëmundjesh. Pacientë nga e gjithë bota udhëtojnë drejt Turqisë për të marrë trajtim në Acıbadem, falë qasjes sonë të veçantë ndaj kujdesit për pacientin. Ekspertiza jonë shpesh sjell mundësi më të larta për rezultate pozitive dhe një cilësi më të mirë jetese.
Për më shumë informacion, ju ftojmë të kontaktoni me zyrat e informacionit të Acıbadem..

*Artikull i sponsorizuar!