Qytetari nga Rahoveci humb jetën: U rrokullis me traktor gjatë kohës që po punonte - NACIONALE

Qytetari nga Rahoveci humb jetën: U rrokullis me traktor gjatë kohës që po punonte

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rast tragjik ka ndodhur në Rahovec.

Atje një qytetar ka humbur jetën pas rrokullisjes së traktorit gjatë kohës që po punonte në ara.

Njoftimi i Policisë:

HETIM I VDEKJES

Rahovec 08.10.2023 – NN. Është raportuar se viktima kosovar është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.

Lajme të ngjashme