Qeveria Kurti ia numëron vetes ngjarjet e javës: Më e rëndësishmja iu del përvjetori i shtesave për fëmijë - NACIONALE

Qeveria Kurti ia numëron vetes ngjarjet e javës: Më e rëndësishmja iu del përvjetori i shtesave për fëmijë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qeveria Kurti i ka numëruar pesë ngjarjet e javës që lidhen me punën e saj, një praktikë e nisur tash e më shumë se një javë. Por, lista s’mund të ishte më e çuditshme.

Ngjarja më e rëndësishme e javës sipas Qeverisë Kurti ishte përvjetori i skemës së shtesave për fëmijë dhe lehona.

“Këtë javë u bënë 1 vit kur për herë të parë filloi skema e Shtesave për Fëmijë dhe Shtesave për lehona.” – shkruhet në përshkrim.

Si ngjarje të dytë më të rëndësishme kanë konsideruar nënshkrimin e kontratave për ndërtimin e pesë çerdheve të reja: Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kamenicë dhe përsëri Gjilan. Vetëm Gjakova e Prishtina prej këtyre pesë lokacioneve nuk udhëhiqen nga kryetarët komunalë të Vetëvendosjes.

Në mesin e 5 ngjarjeveë shtë përfshirë edhe ekzekutimi i pagesave të dyfishta sociale për familje.

Po ashtu, procedimi i pagesave prej 10 milionë eurove për bujqit. Si dhe, një lehtësim i bërë për profesionistët shëndetësorë që jetojnë në diasporë.

Lajme të ngjashme