Publikohet një dokument: Liridona Ademaj dhe Naim Murseli ishin në procedurë për divorcim në Suedi
Mediumi “Kosovapress”raporton se Liridon Ademaj dhe Naim Murseli kanë qenë në procedurë të shkurorëzimit. Madje, ky medium ka publikuar edhe një dokument.
Sipas dokumentit Liridona, tashmë e ndjerë, dhe Naimi, i dyshuar për organizimin e vrasjes së saj, kanë qenë në procedurë për divorcim në një gjykatë në Suedi.
“Më 31 janar 2019, Liridonë Murseli dhe Naim Murseli kanë dorëzuar një deklaratë të përbashkët divorci. Gjykata e Qarkut vendosi që divorcit t’i paraprihet një periudhë shqyrtimi prej të paktën gjashtë muajsh dhe maksimumi një vit. Në lidhje me vendimin, gjykata e rrethit njoftoi palët se mund të kërkonin me shkrim ndarjen brenda afatit të caktuar. Asnjë kërkesë për vendim për divorc nuk ka mbërritur në gjykatën e rrethit. Çështja e ndarjes ka rënë. Gjykata e Qarkut e pushon çështjen nga procedimi i mëtejshëm.” - thuhet në dokument.
Tutje, shkruhet se divorci nuk kishte ndodhur, pasi që brenda periudhës gjashtë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëra palë nuk kishte shkuar për të konfirmuar se duan divorcin.
Gazeta Nacionale nuk ka arritur të vërtetojë në mënyrë të pavarur autencitetin e dokumentit.
