Publikohen pamjet e rënda të aksidentit në Kalimash ku vdiqën dy kosovarë
Mediat në Shqipëri kanë publikuar pamjet e aksidentit në Kalimash ku kanë vdekur dy kosovarë.
Tv Klan ka siguruar këto pamje ekskluzive të fiksuara nga kamerat e sigurisë brenda tunelit, ku siç shihet automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin viktimat ka qenë duke lëvizur në korsinë e shpejtësisë kur është goditur nga pas nga makina tip Mercedes Benz.
Shpejtësia e lartë e lëvizjes së “Benzit” dhe goditja e fortë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme dy shtetasve nga Kosova.
Krahas makinës tip “Ford” të viktimave, siç mund të shihni në këtë aksident është përfshirë dhe një autobot, i cili gjithashtu ka marrë një goditje nga makina tip “Mercedes Benz”, me drejtues Arben Berishën.