“Pse vëllezërit e tu i vrau Serbia e ty jo, Ramush”, Feraj i falënderon njerëzit që e mbështetën për këtë pyetje - NACIONALE

“Pse vëllezërit e tu i vrau Serbia e ty jo, Ramush”, Feraj i falënderon njerëzit që e mbështetën për këtë pyetje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilltari i Kurtit, Hysamedin Feraj përsëri ka shkruar fjalë për të parin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për të cilin ditë më parë shtroi një pyetje të rëndë, e që sjelli shumë reagime publike. “Pse vëllezërit e tu i vrau Serbia e ty jo”, ishte pyetja.

Feraj ka shkruar se kritikuesit, po ta kishin ditur se në esencë ajo pyetje është formuluar nga Ramushi, nuk do të kishin qenë aq të ashpër në kritikat ndaj tij.

Ai përveç kësaj ka falenderuar njerëzit që e kanë mbështetur dhe kritikuar njëkohësisht, për këtë pyetje.

Postimi i plotë:

Falenderim!

- Falenderoj të gjithë ata që e mbështetën sepse e kuptuan, dhe të gjithë ata që e qortuan sepse nuk e kuptuan pyetjen e Ramushit "pse jeni gjallë kur mund të ju kishte vrarë Serbia, në burg a në luftë, siç ka bërë me shumë të tjerë"?

Sigurisht, këta të fundit po ta dinin se në esencë (edhe pse jo aq shprehimisht) ajo pyetje është formuluar nga Ramushi, nuk do të kishin qenë aq të ashpër në kritikat ndaj tij.

- Falenderoj disa portale, veçanërisht Periskopin dhe Insajderin, për intolerancën e tyre që unë të zbres në nivelin intelektual të Ramushit.

Po ashtu i falenderoj që po lexojnë shkrimet e mi të kaluar edhe pse gazetarët e ngarkuar si recenzentë për këtë punë, nganjëherë me dashje, por më shpesh nga padituria nuk i kuptojnë ata dhe prandaj i shtrembërojnë në tituj.

- I falenderoj të gjithë ata që mendojnë se një gjë nuk ka peshë kur e thotë Ramushi, por po ajo gjë merr peshë kur e them unë më qartë mendimin e tij.

Gjithsesi: askush nuk është moralisht i përligjur me e pyet tjetrin: "pse je gjallë?".

Lajme të ngjashme