Prokuroria përgatit kërkesën për masën e paraburgimit të Murselit dhe të tjerëve - NACIONALE

Prokuroria përgatit kërkesën për masën e paraburgimit të Murselit dhe të tjerëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka përgatitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të arrestuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është përpiluar nga prokurorja e Shtetit ndaj tre personave të dyshuar, të përfshirë në rastin e vrasjes së rëndë dhe brenda afatit ligjor do të delegohet në gjykatë.” – ka thënë Ulaj për Kallxo.com.

Ndërkohë, njëri nga të arrestuarit në lidhje me rastin është edhe Naim Murseli, i cili dyshohet të ketë porositur vrasjen e bashkëshortes së tij Liridonës.

Ky dhe dy personat e tjerë të arrestuar pritet që të dielën të dalin para gjykatës.

Lajme të ngjashme