Profesor Maloku shtron një pyetje: Pse po hesht Edi Rama për zhvillimet në Kosovë?
Profesori i Sociologjisë Fadil Maloku, ka shkruar në lidhje me heshtjen e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Qeverisë shqiptare në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë.
Përmes një shkrimi të publikuar në blog ai ka rënditur tre nga komentet e tij lidhur me këtë qështje.
Ai ka thënë se mosreagimi i Ramës në lidhje me braktisjen e minoritarëve serbe nga institucionet kosovare sipas tij ishte jo i pritur por, ishte edhe në përputhje me natyrën dhe gjuhën e tij të rëndomtë ironike e tejet cinike.
“Ironizëm e cinizëm që u afishua më miri kur janë në pyetje “linjat” e tija të (prononcimeve të) mëhershme që i “promovonte” si nëpër aulat brendashqiptare ashtu edhe ato të evropiane. Ku haptas lente për të kuptuar porosi të qarta si me mënyrën e komunikimit, ashtu edhe logjiken e dredhinë (tashmë të maturuar ortodokse!) e përdorur ndaj ngjarjeve, proceseve dhe zhvillimeve që ndodhnin në raportet midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai në blog.
Në anën tjetër, ai tutje ka thënë se permës analizës së përmbajtjës mund të detektohen fjalimet e tij publike dhe jopublike.
“Mjafton, që përmes analizës së përmbajtjes t’i “detektojmë” kalimthi ca nga fjalimet e tija të fundit publike e jo publike, ku me automatizëm zbulojmë e kuptojmë si “certifikatën” e mendjes ashtu edhe natyrën e porosive të tija; Indiferente, që të bëjnë të dyshosh se Ai e ka në “palcë” frikën nga vëllai i tij binjak Aleksander Vuçiq; dhe Turbokozmopolite, sepse e përdori “gjuhen” eufemiste sikurse Borelli e Lajçaku (të dy këta me pozicione antishqiptare). Sidomos në fjalimin që e mbajti më 12 tetor në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg, ku bëri publike tri teza antishqiptare (padyshim!); njërën mbi “kombin kosovar”, kur deklaroj se Ukraina dhe Kosova “janë dy kombe”, tjetrën, kur agresionin kriminal të Serbisë kundër popullit shqiptar të Kosovës në vitet 1998-1999 , e cilësoi si një “konflikt humanitar”!? Dhe tezën e tretë, kur okupimin serb në Kosovë, e cilëson si “operacion ushtarak” (!?), ashtu si V.Putini që e përdori cilësimin e agresionit të tij ushtarak në Ukrainë”, ka shkruar tutje Maloku.